Shehu: Qeverisja jonë në Junik do të jetë e mirë për të gjithë

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 20:23 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu ka vazhduar me shpalosjen e programit të tij në të gjitha lokacionet.

Ai tha se ka program konkret dhe ekipi të përgatitur, të cilët do të jenë të fokusuar në zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të bazuar në ndërmarrësi, agrokulturë e turizëm, të përkrahur me infrastrukturë efikase e shërbime publike cilësore.

Më tej, theksoi se do të përkushtohen fuqishëm edhe për arsim cilësor, shërbime të mira shëndetësore, kulturë të përkrahur si dhe projekte mbështetëse për rini.

“Qeverisja jonë do të jetë e mirë për të gjithë, ngase brenda katër viteve të ardhshme program ynë do të jetësohet plotësisht”, tha Shehu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme