Shehu: Sa më shumë që po i afrohemi 17 tetorit, fitorja po bëhet më madhështore

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 22:11 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka vizituar lagjet Gaxherr, Shalaj dhe Krraku duke shpalosur programin qeverisës.

Shehu theksoi se programi përmban projekte konkrete për këto tri lagje.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas, Së bashku me anëtarët për kuvendin komunal, dje dhe sot kemi vizituar lagjet Gaxherr, Shalaj dhe Krraku. Programi ynë qeverisës natyrisht që ka përfshirë projekte konkrete zhvillimore edhe për këto tri (3) lagje të respektuara të Junikut. Sa më shumë që po afrohet aq më madhështore po bëhet fitorja jonë me 17 tetor 2021. Prandaj faleminderit të gjithëve për këtë përkrahje të sinqertë dhe pa rezervë. Pas 17 tetorit, Komunën e Junikut do e qeverisni vet ju qytetarë e Junikut, ndërsa unë do të jem vetëm në shërbimin tuaj. Për ndryshimin dhe Junikun, Për LDK#160, për të gjithë. R.Sh

Të ngjashme