Shehu takohet me bënorët e pesë lagjeve në Junik, zotohet për rritje të mirëqenies në këtë komunë

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 20:16 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, ka takuar banorët e pesë lagjeve në Junik.

Ai duke u shprehur i bindur se do të dal fitues më 14 nëntor, falënderoi qytetarët për përkrahjen e dhënë ndaj programit të tij qeverisës.

Postimi i plotë:

Të dashur junikas,

Sot jemi takuar me banorët e lagjeve Gaxherr, Shala, Maloku, Miroci dhe Krraku në Junik.

Së bashku me z. Besart Tofaj dhe z. Lulzim Gacaferi, jemi takuar me dhjetëra qytetarë nga këto lagje me ç’rast kemi prezantuar programin tonë të përbashkët qeverisës 2022-2025.

Faleminderit të gjithëve junikasve për përkrahjen tuaj të palëkundur. Tanimë nuk ka dilema për fitoren tonë me 14 nëntor. Prandaj ju sigurojmë se do të shfrytëzojmë çdo sekondë nga mandati i parë në Komunën e Junikut, për të realizuar punët që është dashur të jenë të përfunduara gjatë 12 viteve të fundit si dhe për të realizuar edhe projekte tjera në funksion të rritjes së mirëqenies së junikasve dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm në Komunën e Junikut.

R.Sh

Të ngjashme