Sibel Halimi e LDK-së reagon pas humbjes

Prishtinë | 18 Tet 2021 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Dje janë mbajtur zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës, e menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit, KQZ ka filluar numërimin.

E sipas këtyre rezultateve, në Ferizaj, ka fituar Agim Aliu i PDK-së me 62,53 për qind. Pas tij është Valon Ramadani i VV-së.

Ndërsa në vendin e tretë është kandidatja e LDK-së, Sibel Halimi.

Për Halimin, kjo ka qenë gara e parë, pasi vonë është inkuadruar në kryesinë e LDK-së. Ajo ka marrë 9,36 për qind të votave.

Kurse sot ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

“Jashtëzakonisht e lumtur që e gjithë fushata dhe dita e zgjedhjeve shkoi ashtu siç e meriton Ferizaj! Unë do të vazhdojë të jap kontributin tim kudo që jam gjithmonë në të mirë të vlerave njerëzore e fuqizimit të grave, pavarësisht epilogut përfundimtar. Kemi shumë për të bërë së bashku! Politika ende vazhdon të jetë sfidë për gratë, por vetëm duke u sfiduar, ia dalim, sepse Ferizaj e Kosova meriton të jetë një vend modern dhe i emancipuar. Falënderojë të gjithë aktivistët e veprimtarët që më qëndruan pranë përgjatë gjithë këtyre muajve! Ndërsa, fituesit përkushtim më të madhë tek nevojat elementare të qytetarëve të Ferizaj!“, ka shkruar Halimi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme