Simpatizuesit të PDK-së marshojnë në Prizren për festë

Prizren | 14 Nën 2021 | 22:14 | Nga Hasan Hoti

Partia Demokratike e Kosovës ka festuar në Prizren, pasi kandidati i tyre, Shaqir Totaj, ka arritur të marrë më shumë vota, raporton Ekonomia Online.

Simpatizuesit e kësaj partie janë parë duke marshuar rrugëve të këtij qyteti.

Shaqir Totaj i PDK-së sipas të dhënave të KQZ-së del të jetë fitues i zgjedhjeve në komunën e dytë më të rëndësishme të Kosovës.

Kur janë numëruar të gjitha votat e rregullta, Totaj ka marrë 51% të votave derisa Haskuka ka 49% të votave.

Të ngjashme