Tahiri bashkë me Zemajn e Kamberin në Dobërllukë: Festën e fitores po e nisim nga këtu

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 09:46 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së për kryetar komune, Xhafer Tahiri së bashku me deputetin Armend Zemaj dhe Safet Kamberi nga dega e LDK-së në Mitrovicë, kanë mbajtur takim në fshatin Dobërllukë të Komunës së Vushtrrisë.

Tahiri ka shkruar se festën e fitores po e fillojnë pikërisht me Dobërllukën dhe ka falënderuar banorët këtij fshatit për mbështetjen ndaj tij, dhe kandidatit për asamblist, Shkëlzen Xhaferi.

“Festën e fitores e nisëm nga Dobërlluka e njerëzve të mirë e punëtorë. Bashkë do të vazhdojmë të qeverisim mirë e drejtë, e të zhvillojmë projekte për të gjithë në qytetin që e duam”, ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit:

Festën e fitores e nisëm nga Dobërlluka e njerëzve të mirë e punëtorë
Bashkë do të vazhdojmë të qeverisim mirë e drejtë, e të zhvillojmë projekte për të gjithë në qytetin që e duam.

Faleminderit për besimin për ne, për Xenin dhe LDK, Armend Zemaj e Safet Kamberi na nderuan me prezencën e mbështetjen e tyre.

Të ngjashme