Tahiri dhe asambleistja Gentiana Rama 3 po marrin mbështetje të madhe në Dumnicë

Prishtinë | 03 Tet 2021 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri sot në tubim me asamblesisten Gentiana Rama 3 ka marrrë perkrahje të madhe nga banorët e Dumnicës.

Tahiri tha se shkolla e re, Ambulanta, rrugët, ndriçimi, kanalizimi, e ujësjellësi që po përfundon janë projekte që i ka realizuar në 3 Dumnicat ndërsa thot se do të vazhdojë me subvencionim të bujqësisë, kompletim 100% të infrastrukturës e subvencione për punësim të grave e të rinjve. 

Postimi i plotë i Tahirit: 

Në Dumnicë, gjithmonë kam marrë përkrahje të madhe, e po ashtu edhe asambleistja jonë@Gentiana Rama 3, po merr mbështetjen nga të gjithë. 

Shkolla e re, Ambulanta, rrugët, ndriçimi, kanalizimi, e ujësjellësi që po përfundon janë projekte që i kemi realizuar në 3 Dumnicat. 

Do të vazhdojmë me subvencionim të bujqësisë, kompletim 100% të infrastrukturës e subvencione për punësim të grave e të rinjve. 

Faleminderit #4 +


Të ngjashme