Tahiri: Do të rindërtohen të gjitha banesat e vjetra kolektive në rrugën “Dëshmorët e Kombit”

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së, Xhafer Tahiri sot ka takuar banorët e banesave të vjetra kolektive në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri.

Programi i Tahirit, Vushtrria për të gjithë parasheh që brenda 6 muajve të përfundohen procedurat për rindërtimin e këtyre ndërtesave të vjetra kolektive përmes ligjit për dhënie në shfrtyëzim të pronës komunale.

Postimi i plotë i Tahirit:

Kam vizituar sot banorët në rrugën“Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri.

Në planin tonë parashikojmë që të rindërtohen të gjitha ndërtesat/banesat e vjetra kolektive në këtë rrugë.

Kjo është kërkesë e banorëve dhe ne në 6 mujorin e parë zotohemi se përmes vendimeve të Kuvendit të Komunës e me ligjin për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale do ti adresojmë kërkesat e banorëve të këtyre ndërtesave.

Vushtrria për të gjithë ✌️

Të ngjashme