Tahiri: Do të subvencionojmë kamatën për blerje të banesave për çiftet e reja

Prishtinë | 03 Nën 2021 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së, Xhafer Tahiri në emisionin Zgjedhjet në Kohë në KTV, ka thënë se në programin e tij çifteve të reja do të kenē mundësi që të blejnë banesa do t’u mbulohet kamata e kredisë.

Tahiri gjatë debatit është shprehur se në Vushtrri banesat ende janë të përballueshme, dhe ka shtuar se edhe qytetarë nga qytete tjera, përfshirë nga Mitrovica po shkojnë të jetojnë në Vushtrri.

“Problemi më i madh që kemi lidhet me migrimin. Qasja jonë është që si komunë të kemi politika sociale. Deri para 4 vjetëve kemi pasur trend të largimit nga Vushtrria, ku kanë shkuar të blejnë banesa në Fushë-Kosovë apo Prishtinë. Tani kemi raste të ardhjes së qytetarëve nga Mitrovica, e qytete tjera për të jetuar në Vushtrri. Më gëzon kjo. Çdo i ri dhe e re në Vushtrri mund ta realizojë ëndrrën të ketë kulm mbi kokë. Nëse dy të rinj punojnë, njëri e lë pagën në kredi e tjetri për të jetuar me të. Kosto e jetesës nuk është e lartë dhe po ashtu edhe e banimit” ka thënë Tahiri.

Të ngjashme