Tahiri: Gjithë LDK bashkë, Gatë janë përcaktuese të fitores sonë në Vushtrri

Prishtinë | 02 Tet 2021 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Thiri bashkë me Igballe Tahiri dhe deputeten Rrezarta Krasniqi kanë takuar gra e burra, të rinj e të reja të guximshëm që bartin misionin e vazhdimit të ndryshimit në Vushtrri.

Tahiri tha se është detyrim i tij që si kryetar i komunës të punoj edhe më shumë mandatin e ardhshëm për punëismin dhe mbështetjen e grave.

Postimi i plotë:

E gjithë LDK bashkë, gra e burra, të rinj e veteran, për Vushtrrinë për të gjithë.

Bashkë me Igballe Perquku Tahiri e deputeten Rrezarta I. Krasniqi takuam gra të guximshme që bartin misionin e vazhdimit të ndryshimit në Vushtrri. Baci Ibush Jonuzi e Bahrije Spanca na nderuan me fjalime e mbështetje.

Gratë janë përcaktuese të fitores tonë në Vushtrri, është detyrim i imi si Kryetar i Komunës të punoj edhe më shumë këtë mandat për punësimin e mbështetjen e grave.

Të ngjashme