Tahiri: Jam jashtëzakonisht i lumtur që shumë projekte po realizohen në Vushtrri

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 22:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri ndjehet jashtëzakonisht i lumtur për përfundimin e shkollës “Hasan Prishtina”, në qytetin e Vushtrrisë.

Përveç realizimit të Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina”, është funksionalizuar edhe Teatri i Qytetit, Galeria e Arteve, Bibloteka për fëmijë e të rritur si dhe është vendosur Shoqata e Veteranëve të Arsimit.

Postimi i plotë:

Ndjehem jashtëzakonisht i lumtur për përfundimin e Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina”, një prej objekteve më të bukura në Republikën e Kosovës, e realizuar pikërisht në qytetin tonë të dashur, në Vushtrri. Bashkë me realizimin e Shtëpisë së Kulturës, kemi funksionalizuar Teatrin e Qytetit, Galerinë e Arteve, Sallën e Baletit, Bliblotekën për fëmijë e të rritur, duke vendosur aty edhe Shoqatën e Veteranëve të Arsimit dhe Arkivën e Qytetit! #160 #LDK #Vushtrri

https://www.facebook.com/xhafertahiriofficial/videos/1253810768375383

Të ngjashme