Xhafer Tahiri krenar me FC Vushtrria, zotohet se do t’i përkrahë maksimalisht

Prishtinë | 10 Tet 2021 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Që në mëngjes, kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka takuar lojtarët e FC Vushtrria

Në një postim në Facebook, Tahiri është shprehur krenar me klubin dhe trajnerin Samuel Nikaj, i cili sipas tij, po bën një punë shembullore.

Postimi i plotë:

E kam filluar ditën sot duke takuar lojtarët e ekipit tonë të Fc Vushtrria. Jam i nderuar me respektin e klubit dhe lojtarëve.

Prof. Samuel Nikaj dhe i gjithë klubi po bëjnë punë shembullore për të kthyer klubin aty ku e ka vendin.

Gjithmonë pranë klubit të tona, si në ditë të mira ashtu edhe në ditë të vështira. Ata janë që çdo ditë na bëjnë krenarë.

Të ngjashme