Tahiri mirëpritet me ëmbëlsirë në familjet vushtrriase, premton se do të jetë gjithmonë bashkë me ta për ta përparuar qytetin

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i LDK-së për kryetar komune, Xhafer Tahiri po vazhdon takimet e shumët me familjet vushtrriase.

Tahirin e kanë mirëpritur me ëmbëlsirë në familjen Shala ndërsa ai iu ka premtuar se do të jetë gjithë bashkë me familjet vushtrriase sepse vetëm të bashkuar munden me përparu qytetin

“Familjet vushtrriase gjithmonë më kanë përkrahur duke i hapur dyert e shtëpive të tyre për mua. Sonte ishte befasi ëmbëlsira të cilën bashkë me Jehonën e ndamë me të gjithë të pranishmit në familjen Shala” ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit:

Faleminderit Familjet vushtrriase gjithmonë më kanë përkrahur duke i hapur dyert e shtëpive të tyre për mua. Do të jem gjithë bashkë me familjet vushtrriase sepse vetëm bashkë mundemi me përparu qytetin tonë. Sonte ishte befasi ëmbëlsira të cilën bashkë me Jehonën e ndamë me të gjithë të pranishmit në familjen Shala. Faleminderit

Të ngjashme