Tahiri: Ndihmuam 84 taksi me nga 400 euro gjatë pandemisë, do të ndajmë sërish të njëjtën ndihmë për ta

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri, sot ka mbajtur një takim me shoqatën e auto taksive të Vushtrrisë, të cilëve u ka premtuar ndihmë të mëtutjeshme.

Tahiri ka shkruar se Komuna e Vushtrrisë gjatë qeverisjes së tij ka ndihmuar 84 taksi me nga 400 euro për t’u përballur më lehtë me pasojat e pandemisë Covid19 ndërsa ka shtuar se kjo ndihmë do të vazhdoi edhe në të ardhmen.

“Gjatë pandemisë Covid 19, komuna ndihmoi 84 Auto Taxi me nga 400€ që të përballojnë më lehtë pasojat e pandemisë.” ka shkruar Tahiri.

“Do të punojmë edhe më shumë për kushte pune më të mira të punës për taksistët. Nga tejkalimi i të hyrave, do të ndajmë sërish të njëjtën ndihmë për taksistët vushtrrias.” ka shkruar në fund Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit:

Kam takuar shoqatën e Auto Taxi në Vushtrri. Gjatë pandemisë Covid 19, komuna ndihmoi 84 Auto Taxi me nga 400€ që të përballojnë më lehtë pasojat e pandemisë. Do të punojmë edhe më shumë për kushte pune më të mira të punës për taksistët. Nga tejkalimi i të hyrave, do të ndajmë sërish të njëjtën ndihmë për taksistët vushtrrias.

Të ngjashme