Tahiri: Ndryshimin e filluar 4 vite më parë po e bëjmë realitet bashkë me qytetarët e Vushtrrisë

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri iu është drejtuar qytetarëve të Vushtrrisë me një video, duke u thënë se të gjitha zotimet i ka përmbushur me përkushtim, punë, sinqeritet e besim në Zot e familje.

Tutje, Tahiri theksoi se projektet e tij sjellin përparimin e domosdoshëm për Vushtrrinë, punësim për gratë e të rinjtë e Vushtrrisë.

Njoftimi i plotë:

Ju qytetarë të qytetit më të vjetër, keni inspiruar çdo të ri, si mua, të ndjekë ëndrrën e vet. Ju keni besuar idetë e reja e vizionin e një të riu që të udhëheq ndryshimin e domosdoshëm. Të gjitha zotimet e mia i kam përmbushur me përkushtim, punë, sinqeritet e besim në Zot e familje. Sfidat si pandemia na kanë bëre edhe më të fortë. Projektet tona sjellin përparimin e domosdoshëm të qytetit tonë, punësim për të gratë e të rinjtë e Vushtrrisë. Ndryshimin e filluar 4 vite më parë po e bëjmë realitet bashkë. Faleminderit I juaji përgjithmonë #Xhafa160

https://www.facebook.com/xhafertahiriofficial/posts/1807915382739000

Të ngjashme