Tahiri për incidentet në Junik: Arrestohet një person, po kërcënohen komisionerët e AAK-së

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 13:26 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mbajtur konferencë për medie, në lidhje me incidentet që janë regjistruar në Junik, raporton Ekonomia Online.

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për incidentet në Junik, me çrast tha se grupe të caktuara të LDK-së po kërcënojnë komisionerët e AAK-së.

Tutje, ai tha se djali i kandidatit të LDK-së Ruzhdi Shehu, është ndaluar nga Policia, pasi që e ka kërcënuar drejtoreshën e shkollës.

“Fatkeqësisht na duhet të ju informojmë për disa incidente qëkanë ndodhur në Junik, ku një person është munduar të ndikojë në procesin e votimit”.

“Një informatë tjetër është se një ish-kandidat i VV-së për asamble e ka sulmuar një komisoner të partisë sonë. Një informatë tjetër është se djali i kandidatit të LDK-së, Ruzhdi Shehut, është ndaluar nga Policia pasi që e ka kërcënuar drejtoreshën e asaj shkolle”, ka thënë Tahiri, raporton EO.

“Informatat e para na vijnë nga shtabet tona, janë relativisht të mira dhe po vazhdon me proces të votimit. Dalja deri në këtë kohë ka qenë më e ulet dhe ftojmë të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës”, tha ai.

Të ngjashme