Tahiri pret në takim udhëheqësin e KFOR-it Dario Vovk, zotohet për bashkëpunim edhe në të ardhmen

Prishtinë | 12 Tet 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kadnidati për kryetar të komunës së Vuhstrrisë,Xhafer Tahiri ka pritur në takim lamtumirës udhëheqësit e LMT3 të KFOR të udhëhequr nga z. Dario Vovk.

Tahiri theksoi se bashkëpunimi me KFOR është i shkëlqyeshëm.

Postimi i plotë:

Kam pritur në takim lamtumirës udhëheqësit e LMT3 të KFOR të udhëhequr nga z. Dario Vovk. Bashkëpunimi me KFOR është i shkëlqyeshëm. Në z. Vovk e z. Marko, populli i Vushtrrisë ka dy miq të mëdhenj, që i shërbyen me profesionalizëm sigurisë në qytetin tonë në këta muaj jo të lehtë.Në emër të qytetarëve të Vushtrrisë, Faleminderit

Të ngjashme