Tahiri pritet ngrohtësisht ne Bashkësinë Islame në Vushtrri

Prishtinë | 09 Nën 2021 | 21:13 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Vushtrrisë dhe njëkohësisht kandidat për kryetar të komunës nga radhët e LDK-së, Xhafer Tahiri, gjatë ditës ka vizituar Bashkësinë Islame në Vushtrri.

Tahiri ka shkruar se pas Namazit të Akashamit, në Këshillin e Bashkësisë Islame në Vushtrri, u pritën ngrohtësisht me çaj e bisedë për të ardhmen e Vushtrrisë. Ai gjithashtu theksoi se në kohën Medresesë mësoise shërbimi me nderë është detyrë e madhe, e me plot sfida, por se shërbimi me nderë është e vetmja mënyrë për përparimin e shoqërisë.

Ndër të tjera Tahiri ka shkruar se gjatë pandemisë Covid 19, hoxhallarët i kishte në krah për të ndihmuar secilin, e në atë kohë të rëndë në Vushtrrinë nuk kishte familje që nata e zënte pa bukë e mëngjesi të uritur, ku bashkë me vullnetarët ka pohuar se kishtendihmuar rregullisht mbi 100 familje vushtrriase.

“Bashkë kemi punuar për lokacion të Xhamisë së Madhe të Vushtrrisë, e bashkë do të punojmë edhe për mësimbesim” ka thënë Tahiri.

No description available.
No description available.

Të ngjashme