Tahiri takon një grup punëtorësh, zotohet që do të jetë gjithëmonë në krah të tyre si deri më tani

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit, Xhafer Tahiri sot bashk me ekipin e ka filluar ditën duke takuar një grup të punëtorëve. 

Tahiri me këtë rast ka thënë se është krenar  me zhvillimin e ndërtimin e qytetit nga duart e arta të punëtorëve dhe tha që do të jetë gjithëmonë në krah të punëtorit, si deri më tani sepse puna me dinjitet e zhvillon vendin tonë dhe e mbanë ekonominë gjallë.

 Postimi i plotë i Tahirit:

Bashkë me ekipin, filluam ditën sot duke takuar këtë grup të mrekullueshëm të punëtorëve, të cilët na mirëpritën, si kudo tjetër. Jam krenar me zhvillimin e ndërtimin e qytetit tonë nga këto duar të arta. 

Do të jem gjithëmonë në krah të punëtorit, si deri më tani sepse puna me dinjitet e zhvillon vendin tonë, e mbanë ekonominë gjallë. Afër 2000 punëtor janë aktualisht vetëm në sektorin e ndërtimtarisë në Vushtrri.

Të ngjashme