Tahiri takon themeluesit e LDK-së, zotohet për 10 projekte infrastrukturore

Prishtinë | 05 Tet 2021 | 23:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri ka takuar themeluesit e LDK-së, në Vushtrri.

Sipas Tahirit, të gjithë këta themelues të LDK-së janë njerëz puntorë e të vyeshëm më të cilët ka folur për të arriturat në vjetët e kaluara dhe planet për të ardhmen.

Tahiri në mnadatin e ardhshëm parasheh investime në infrastrukturë, ujësjellës, parkingje e shumë projekte tjera.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë që të takoj themeluesit e LDK-së në Vushtrri, njerëz të mirë e punëtorë, aktivistë të palodhshëm, me të cilët folëm për të arriturat tona në qytetin e Vushtrrisë 4 vitet e kaluara dhe për planin tonë për të ardhmen. E ardhmja e Vushtrrisë është e sigurt. #160 #LDK #Vushtrri

https://www.facebook.com/watch/?v=4699094170125406

Të ngjashme