Tahiri takon veteranët e arsimit, u premton përkrahje

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 20:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i LDK-së, Xhafer Tahiri, ka takuar Kryetarin Shoqatës së Veteranëve të Arsimit, Halil Mulaku dhe Kryesinë e shoqatës të cilëve u premtoi përkrahje për aktivitetet botuese të shoqatës ku përfshihen mësimdhënës të rinj që do të ndihmojnë në punën e shoqatës.

“Jam krenar që veteranët e arsimit, mësuesit tanë, i kemi vendosur në objektin e Shtëpisë së Kulturës, ku kanë vend dinjitoz për aktivitetin e shoqatës” ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit:

Me prof. Halil Mulaku, Kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit dhe Kryesinë e shoqatës biseduam për Vushtrrinë që të gjithë e duam.

Jam krenar që veteranët e arsimit, mësuesit tanë, i kemi vendosur në objektin e Shtëpisë së Kulturës, ku kanë vend dinjitoz për aktivitetin e shoqatës.

Do të rrisim përkrahjen për aktivitetet botuese të shoqatës dhe do të përfshijmë mësimdhënës të rinj që do të ndihmojnë në punën e shoqatës.

Të ngjashme