Tahiri: Zotohem se do ta bëjë model të ruajtjes së identitetit qytetin e Vushtrrisë

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri bashkë me përfaqësuesen e re të SIDA suedeze Ylva Sahlstrand, e përfaqësuesin e Unhabitat Omar Siddique kanë vizituar projektin “Ecje në Histori”.

Tahiri u zotua se do ti përkrahin banorët përgjatë kësaj rruge duke i renvouar ndërtesat e vjetra.

Postimi i plotë:

Bashkë me përfaqësuesen e re të SIDA suedeze znj. Ylva Sahlstrand, e përfaqësuesin e UNHABITAT Omar Siddique vizituam projektin “Ecje në Histori”.

Ju mund të shihni si është transformuar ndërtesa aty, kështu do të vazhdojmë ti përkrahim banorët përgjatë kësaj rruge të transformojnë fasadat e shtëpive të tyre, që kjo rrugë të bëhet model i ruajtjes së identitetit të Vushtrrisë si qyteti më i vjetër në Kosovë.

Të ngjashme