Të gjitha figurat e fuqishme të AAK-së në Vushtrri po e përkrahin Xhafer Tahiri

Prishtinë | 07 Nën 2021 | 18:45 | Nga Ekonomia Online

Pas përkrahjes së njërit prej figurave më të fuqishme të AAK-së në Vushtrri, Rrahim Ajeti, sot Xhafer Tahirit të LDK-së i doli në përkrahje edhe anëtari i kryesis së AAK-së, njëherit edhe kryetar i nëndeges Dolak Qamil Hyseni.

Siç po shihet anëtarët e vjetër të AAK-së në Vushtri nuk kanë qenë të pajmit me koalicionin AAK me PDK pasi që menjeherë kanë dalur publikisht në përkrahje të Xhafer Tahirit.

Anëtari i kahershëm i AAK-së Qamil Hyseni sot ka deklaruar se ka ndarë mendjen që me 14 Nëntor kur do të mbahen zgjedhjet në raundin e dytë do ta përkrahë Xhafer Tahirin.

“Arsyeja që më shtyri ta përkrahi është sepse përgjatë një mandati katër vjeqar ka treguar suksese për ne si qytetarë të kësaj Komune andaj shpresojë që do të jetë triumfues edhe po këtë mandat!
Vazhdojm +4 me Xhafer Tahirin” ka shkruar Hyseni.

Të ngjashme