Të rinjtë e Skenderajt nuk i nxë salla në përkrahje të PDK-së, pjesëmarrës edhe Endrit Thaçi

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Të rinjtë e Skenderajt kanë mbushur sallën e kulturës në përkrahje të Partisë Demokratike të Kosovës. Ata në këtë mënyrë kanë shprehur entuziazmin dhe gatishmërinë të mobilizohen në përkrahje të Fadil Nurës për kryetar dhe listës fituese të PDK-së.

Në një tubim masiv, të organizuar nga rinia demokratike në Skenderaj, pjesmarrës ishte edhe djali i ish-presidentit Thaçi.

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku është shprehur i bindur në fitoren e kandidatit të tyre në zgjedhjet e 17 tetorit.
Lushtaku, gjersa ka falenderuar djalin e ish-presidentit Thaçi, duke thënë se Endriti dhe rinia e Skenderajt është dhe do tē mbetët çdoherë me PDK-në.

“Endrit Thaçi sëbashku me rininë e Skenderajt është me neve dhe do të jetë gjithmonë. Ndêrsa Drenica ka qenë dhe do të jetë gjithmonë motorri i PDK-së. Me rininë dhe me këtë entuziazëm le të vazhdojmë kështu sepse fitorja është e jona”, ka thënë Lushtaku.

Kandidati për kryetar në këtë komunë, Fadil Nura nga ky tubim ka bërë thirrje për festë, pasi që siç thotë ai, kjo do të jetê fitorja më e thellë që ka pasur PDK-ja në këtë komunë.

“Sot nga këtu ne po e vëmë beslidhjen e fuqishme, bashkë me gjitha strukturat dhe po dëshmojmë se Skenderaj dhe Partia Demokratike është e pa thyeshme, dhe me 17 tetor do të vendoset fitorja më e thellë që e ka njoftë PDK-ja në Skenderaj. Rinia demokratike janë promoter i zhvillimeve dhe kërkesave për ndryshime në Skenderaj dhe këto ndryshime janë më së të nevojshme. Une sot ju garantoj se do të jeni pjesë e vendimarrjes sonë të përbashkët qeverisëse pas 17 tetorit”, ka thënë Nura.

E organizatori i këtij tubimi madhështor, kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Alban Berisha, ka treguar se në cilin krah qendron rinia e Skenderajt.

Gjithashtu, Berisha ka thënë se kërkesa e rinisë së Skenderajt ka qenë që rinia të jetë pjesë e rendësishme në vendimarrje poltike, dhe aprovimin e kërkesës e dëshmon lista për asamble që ka bërë dega e kësaj partie në Skenderaj.

“Nëse dikush ka pasur dyshime se me kënd është rinia e Skenderajt, sot ne nga këtu ia bëjmë të kjartë se rinia e Skenderajt është atu ku ka qenë presidenti historik, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Sami Lushtaku dhe gjithë të tjerët. Pra ne të rinjët drenicas nuk kemi humbur adresë politike, nuk na bêjnë përshtypje kercënimet dhe shantazhet e tyre, por entuziazmi i të rinjëve drenicas është sinonim i fitores së PDK-së me 17 tetor, sepse të rinjët e Skenderajt nuk do ta lejojnë asnjëherë askënd që ta demtoj Partinë Demokratike të Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Sami Lushtakut”, ka thënë Berisha.

Të ngjashme