Themeluesit dhe gjeneralët e UÇK-së në mbështetje të Bekim Jasharit

Prishtinë | 10 Tet 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Themelues dhe gjeneralët e UÇK-së i kanë dhënë mbështetje kandidatit për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari.

Postimi i plotë:

Mbështetje e fuqishme nga gjeneralë dhe themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Derguti, Nuredin Lushtaku, Zenun Kodra, Musa Jashari, Besim Rama, Ahmet Zabeli, Sami Kodra, Emin Lati e Bekim Haxhiu.

Ishin bashkë me komandantin legjendar Adem Jashari në idealin e lirisë, sot ju jam mirënjohës për mbështetjen dhe energjinë që më dhanë për të vazhduar me Idealin  në ndërtim dhe zhvillim të vendit tonë.

Bashkë do të jetësojmë idealin tonë shekullor për zhvillim dhe përparimin e Skenderajt!

idealpërskenderaj   ideal113

Të ngjashme