Totaj: Zhvillimet dhe investimet në Has janë prioritet i yni

Prishtinë | 02 Tet 2021 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj i shoqëruar nga Shefi i Shtabit Zgjedhor në HAS Adem Morina, kanidatet për Kuvend të Prizrenit Egzona Hoxhaj, Drita Qenaj dhe Sherife Balaj, të premtën kanë mbajtur takime me qytetarë të Zymit e Shëngjergjit, Lukinaj dhe Kabashit të Hasit.

Në të gjitha këto takime kryetari i ardhshëm i Prizrenit ka theksuar se “Përkrahja për vizionin tonë asnjëherë nuk mungon në Hasin e Shtjefën Gjeçovit. Ndjenjë e veçantë që së bashku me kandidatet e Hasit nga radhët e PDK-së, të ju takojmë dhe të ndajmë me ju brengat dhe problemet.” Në vazhdim Totaj ka shtuar se Hasi ka qenë dhe do të jetë priorit i PDK-së, sepse gjatë luftës Hasi ka qenë AND e luftës ashtu siç është UÇĶ-ja ADN e PDK-së. Andaj, Hasi për të vazhduar zhvillimin, ka vetëm një alternativë që ta përkrah PDK- në dhe të votojnë për 177″ – ka thënë Totaj.

Edhe banorët e Zymit, Lukinajve dhe Kabashit, kanë shprehur mbështetje dhe janë zotuar për përkrahje dhe kanë thënë se zhgënjimi i qeverisjes së VV-së na ka mobilizuar edhe më shumë që ta mbështesim PDK-në, sepse shpresa jonë për Hasin është vetëm tek PDK-ja.

Kryetari i ardhshëm i Prizrenit më pas veç e veç për fshatra të Hasit i ka veçuar priotitet. Si ka shtuar se gjatë mandatit tim investimet për këtë trevë nuk do të mungojnë investimet. Do të rikthejmë fokusin në arsim, infrastrukturë dhe turizëm duke adresuar nevojat e qyretarëve. Në veçanti do të angazhohemi për Zymin ta funkdionalizojmë si fshat tutistik.

No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme