Totaj në takim me bizneset e vogla të Prizrenit zotohet për krijimin e Fondit të Bizneseve

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme edhe pse me një mot me shi, Kandidati për Kryetar të Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së z. Shaqir Totaj, i shoqëruar nga kandidatë për Kuvendin e Prizrenit Kushtrim Çoçaj dhe Edona Krasniqin kanë vizituar dhjetëra dyqane biznesi, duke filluar nga gryka njëdrejtimëshe nën Shtëpinë e Bardhë e deri te Tregu i gjelbër.

Me të gjithë këta biznesmen dorë më dorë e sy me sy kryetari i ardhshëm i Prizrenit Shqir Totaj, ka bisedua për Fondin për biznese, për realizimin e projektit që të zgjidhet çështja e parkingjeve në ambientet pas Shtëpisë së Bardhë dhe rregullimi i rrugës nëntokësore, në mënyrë që karshi parkingjeve të zgjidhet edhe funksionalizimi i rrugës kryesore.

Bizneset pos që u zotuan se do ta përkrahin kandidatin Shaqir Totaj, ata kanë treguar se arsyeja e vetme është se janë shumë të zhgënjyer me qeverisjen e katër viteve të fundit dhe në vend që të përkrahen janë penguar me masa shtrënguese. Ata gjithashtu kanë theksuar se mungesa e trotuareve dhe parkingjeve po e vështirëson zhvillimin e bizneseve. Andaj, shpresat i kemi në fitoren e PDK-së, e cila do të jetë fitore edhe për ne, sepse shpresojmë në sinqeritetin dhe në gatishmërinë për t’i bërë kërkesat realitet.

Të ngjashme