Totaj voton me familjen e tij: Ditë e mirë në Prizren

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 11:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me familjen e tij kanë përfunduar procesin e votimit.

Shaqir Totaj ka votuar në shkollën e mesme “Remzi Ademaj” në Prizren.

Në deklaraten e tij ai tha se pret me padurim rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

“E diela e 17 tetorit është ditë e rëndësishme për të ardhmen tonë të përbashkët. Sot është një ditë e mirë që qytetarët me anë të votës do të vendosin për qeverisjen e ardhshme katër vjeçare. Së bashku me bashkëshorten Flutrën e fëmijtë Elenën e Adonisin, votuam për një të ardhme më të mirë për qytetin tonë të bukur. Andaj ftoj qytetarët e komunës ta shfrytëzojnë të drejtën e votës duke treguar pjekuri e demokraci qytetare” ka deklaruar Totaj pas votimit.

Të ngjashme