Uran Ismaili e rregullon një park për qentë në Bregun e Diellit

Prishtinë | 06 Tet 2021 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili nuk po ndalet. Gjatë tërë kësaj periudhe të fushatës, përveç bujtjeve e aktiviteteve tjera, ai bashkë me ekipin e tij kanë ndreqë gjëra të ndryshme nëpër lagjet të cilat i kanë vizituar.

Kësaj radhe, në Bregun e Diellit, Uran Ismaili dhe ekipi i tij, të shoqëruar edhe me banorët lokal janë angazhuar për krijimin e një parku të vogël për qentë.

Në postimin e tij për këtë aktivitet, Ismaili në një postim në Facebook ka dhënë edhe arsyen për rregullimin e këtij parku.

“Krahas strehimores dhe njësisë komunale për trajtimin e qenve endacakë, plani jonë përfshin edhe krijimin e parkut të dedikuar për qentë. Numri i familjeve që kanë adoptuar qenë në Prishtinë është rritur dukshëm në vitet e fundit. Përderisa shumica jetojnë në banesa, nevojë e vazhdueshme e këtij komuniteti është parku i dedikuar për qentë për lojë të lirshme në ambiente të jashtme. Si simulim, sot kemi rregulluar një park të vogël në lagjen Bregu i Diellit.
Prishtina na bashkon” ka thënë Ismaili.

Problemi me qentë endacakë shihet si një ndër problemet kryesore në Prishtinë nga qytetarët, dhe pikërisht për të ofruar një zgjidhje, Uran Ismaili ka thënë se në programin e tij e ka ndërtimin e një strehimoreje për qentë endacakë, si dhe krijimin e njësisë komunale që merret me trajtimin e tyre, ndër të tjera.

Të ngjashme