Uran Ismaili nënshkruan zotimet për lagjen Ulpiana (Lista)

Prishtinë | 02 Tet 2021 | 16:43 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka vazhduar me nënshkrimin e zotimeve të punëve që do ti bëjë nëpër lagje e fshatra të Prishtinës.

Sot, para dhjetërave banorëve të lagjes Ulpiana, Ismaili ka nënshkruar zotimet e tij konkrete të cilat ka thënë se do ti përfundoj deri në vitin 2024.

Ai ka thënë se këto zotime do të mbesin si dëshmi të cilat nuk mundeni me i harru. “Juu keni me i pa dhe keni me pasë ma të lehtë me më mbajtë për fjale.”, ka thënë ndër të tjera ai.

“Ulpiana duhet të ketë pastërti në çdo pjesë të lagjes. Kontenjerat e mbeturinave nuk munden me qenë pika të zeza të lagjes. Tunelet nuk munden me qenë të errëta e të rrezikshme. Qenët endacak nuk munden me na rreziku fëmijët e ma të dashurit tanë. Na kemi nevojë të bëjmë një jetë ma të qetë e të sigurtë për krejt. “, ka thënë ai.

Ismaili u zotua se deri në Tetor 2024 do t’i ndreq problemet e mëposhtme të Ulpianës:

  • Transformimin e tregut të Ulpianës në një vend atraktiv për tregtarët dhe qytetarët
  • Ndriçim efiçient në çdo rrugë të lagjes
  • Rregullim i fontanës
  • Shtimi i pikave grumbulluese të mbeturinave dhe shportave të rrugës
  • Pastërti të plotë në çdo pjesë të lagjes, përfshirë tunelet
  • Parking për çdo familje
  • Trajtim dhe mirëmbajtje e të gjitha hapësirave të gjelbëra ekzistuese dhe lidhja e tyre me hapësirat qendrore
  • Trajtimi i fasadës dhe probleve të tjera të soliterave të Ulpianës
  • Largim i azbestit nga kulmet e ndërtesave
  • Trajtimi i ndërtesave dhe zgjerimi i projektit nga NPB për hyrje dhe fasada
  • Shndërrimi i ish-strehimores së lagjes në qendër për komunitet
  • Shtimi i brezave gjelbërues përgjatë rrugëve kryesore
  • Rregullimi dhe mirëmbajtja e mbikalimit tek shkolla “Ali Sokoli”
  • Largimi i problemit të qenve endacakë
  • Shtimi i shtigjeve të reja për çiklistë dhe lidhja e atyre ekzistuese në rrjet
  • Rregullimi dhe mirëmbajtja e fushave sportive
  • Rregullim i hapësirave publike tek qendra tregtare (Lesna)
  • Mirëmbajtja dhe ndriçimi i të gjitha tuneleve nëpër lagje

“Këto janë zotimet e mia për Ulpianën. Kemi me ndreqë bashkë Prishtinën edhe çdo lagje të saj. Skemi me u anku, e skemi me kqyr mbrapa. Kemi me bo maksimumin për Prishtinën, sepse Prishtina na bashkon. “, ka përfunduar Ismaili.

Të ngjashme