Vazhdon përkrahja ndaj Daut Haradinajt, pritje madhështore për të në këtë pjesë të kryeqytetit

Prishtinë | 09 Tet 2021 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj aktivitetet e fushatës për ditën e sotme e ka përfunduar me pronarët me banorët e fshatit Sharban dhe Bardhosh, të cilët të shumtë në numër i dhanë përkahje të parezervë Haradinajt drejt të parit të kryeqytetit

Përmes profilit të tij në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se ishte i nderuar që aktivitetin zgjedhor të sotëm ta mbyll me familjen e nderuar Rexhepi.

Postimi i plotë:

Sot e mbylla ditën në familjen e nderuar Rexhepi nga Sharbani. Te Lutfiu, Nazmiu dhe Fahriu, djemtë e Haxhi Nuhës, familje e nderuar dhe gastronomë të mirënjohur ku ishin prezent dhjetëra miq e dashamirë.

Respekti për këtë familje dhe këta miq përkrahës, do të ekzistojë gjithmonë mes nesh.

Të ngjashme