Veterani i UÇK-së dhe kryetar i PDK-së në Oshlan sot iu bashkua LDK-së në Vushtrri

Prishtinë | 12 Tet 2021 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri sot i është bashkuar Haradin Shyti, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Kryetar i PDK-së në Oshlan.

Këtë e ka bërë të ditur Kryetari aktual i Komunës së Vushtrrisë, kandidat i LDK-së për Kryetar Komune, Xhafer Tahir.

“Në programin tonë Vushtrria për të gjithë, secili qytetarë i Vushtrrisë po e gjen vehtën, prandaj po na bashkohen e fitorja jonë” ka thënë Tahiri.
Sipas sondazheve të UBO Consulting dhe RTV Dukagjini, Kryetari Xhafer Tahiri pritet të fitoj garën për Kryetar të Vushtrrisë me të parën.

Postimi i Plotë i Tahirit:
Haradin Shyti, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kryetar i PDK-së në Oshlan, sot i është bashkuar LDK dhe rrugëtimit tonë për Vushtrrinë për të gjithë. Në programin tonë Vushtrria për të gjithë, secili qytetarë i Vushtrrisë po e gjen vehtën, prandaj po na bashkohen e fitorja jonë është e padiskutueshme.

Të ngjashme