Vetëvendosje në Shtime thotë se po mblidhnin para për blerjen e fishekzjarrëve

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje në Shtime ka reaguar pas publikimit të një videoje në medie, ku shihet vëllau i kandidatit të kësaj partie për kryetar në Shtime, që së bashku me një aktivist, kanë një fletë në dorë dhe shkëmbejnë një kartëmoneshë 50-euroshe.

VV thotë se aktivistët e tyre po mblidhnin të holla për blerjen e fishekzjarrëve.

POSTIMI I PLOTË NË FACEBOOK:

REAGIM ndaj mediumit Periskopi
Lëvizja Vetëvendosje në Shtime reagon ndaj gënjeshtrës së mediumit Periskopi se vëllai i kandidatit po blenë vota. Në foto shihet aktivisti ynë Arsim Rama dhe kandidatja për asamble Shqipe Miftari duke mbledhur të holla për blerjen e fishekzjarreve për ta festuar fitoren pikërisht para zyreve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Si dëshmi keni fotot e bëra para zyrës sonë të dy protagonistëve, poashtu edhe letra për mbledhjen e të hollave për blerjen e fishekzjarreve.
Ftojmë organet kompetente të merren me rastin dhe shpifjet ndaj organizatës tonë. Do të ju padisim për shpifje!

May be an image of 2 people and people standing

Të ngjashme