Vetëvendosje prin në Gjilan

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i VV-së për kryetar, Alban Hyseni është duke prirë në Gjilan ndaj kryetarit aktual Lutfi Haziri, raporton Gazeta Express.

Hyseni ka 46,16% ndërkaq, Lutfi Haziri ka 42,05%

Deri më tani janë numëruar 45 nga 126 vendvotime në këtë komunë.

[20:40] – Rezultatet e përditësura nga KQZ shfaqin një rezultat shumë të ngushtë në Gjilan, teksa Lutfi Haziri prin me 45, 70% ndërsa Alban Hyseni ka 44,16%

Deri më tani në Gjilan janë numëruar 11 vendvotime nga 126 gjithsej.

[20:22] – Sipas përditësimit të fundit në Gjilan të publikuara nga KQZ, diferenca në Gjilan është ngushtuar mes Lutfi Hazirit dhe Alban Hysenit raporton Gazeta Express.

Nga pesë vendvotimet e numëruara, Lutfi Haziri ka 56,13% ndërkaq, Alban Hyseni 33,33%.

[20:01] – KQZ ka filluar me publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve lokale në Gjilan, raporton Gazeta Express.

Nga rezultatet e vendvotimit të parë, Lutfi Haziri është i pari me 94,74% ndërkaq Alban Hyseni i VV-së, me 3,51%

EXIT Pollet kanë parashikuar balotazh në komunën e Gjilanit.

Të ngjashme