Vitia “imiton” Kurtin: Votova në këtë ditë të bukur vjeshte e me mot të mirë

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 09:19 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ka shfrytëzuar të drejtën e tij për të votuar për kryetar të komunës dhe Kuvend Komunal, raporton Ekonomia Online.

Vitia para u deklarua në stilin e kryeministrit Albin Kurti duke folur për motin.

“Në këtë ditë të bukur vjeshte me mot të mirë sapo ushtrova të drejtën e votës. Pas një fushate të gjatë dhe fer nga kandidatët sot është një ditë shumë e rëndësishme për demokracinë”.

“I ftoj qytetarët që të dalin sa më masivisht në këto zgjedhje, sepse sa më shumë që dalin aq më i fortë është verdikti i qytetarëve. Falënderoj institucionet dhe të gjithë ata që po punojnë në këtë ditë të diele. Qoftë kjo një ditë e mbarë për Kosovën”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme