Vitia takon një grup të programerëve: Mungesa e punëtorëve të kualifikuar mbetet problem

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 15:08 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës Arben Vitia ditën e fundit të fushatës për balotazhin ka vizituar Kompaninë e programerëve “Frakton”, raporton Ekonomia Online.

Ai u prit nga drejtori i kompanisë Çelik Nimani, i cili ia prezantoi hapësirat dhe punën që ata bëjnë. Me këtë rast Vitia foli për mbështetjen që do t’u jepet këtyre kompanive gjatë qeverisjes së tij.

Vitia ka premtuar rrugë të reja e transport publik mirë të organizuar.

“Rrugë të reja, arterie të reja që të lirohet kaosi në Prishtinë dhe qytetarët të kenë mundësi të lëvizjes shumë më shpejtë, sa me pak vetura dhe transport publik”, tha Vitia.

Vitia u pyet se nëse zgjidhet kryetar i Prishtinës a do t’i gjejë një vend kundër-kandidatit Përparim Rama, ai tha se tashmë Rama vendin e ka si profesionist i fushës dhe bashkëpunimi me të do të vazhdojë.

“Në kuptimin se a do ja gjej një vend, mendoj se ai vendin e ka dhe është profesionist i fushës, por natyrisht bashkëpunimi me Ramën dhe secilin kandidat në interes të qytetarëve do t’i kem dyert e hapura dhe do të jem proaktiv në secilin interes të qytetarëve të Prishtinës”.

Vitia tha se kjo kompani dëshmon që ka vullnet për të ecur përpara edhe kur nuk kanë mbështetjen institucionale, duke shtuar se mungesa e puëntorëve të kualifikuar mbetet problem.

“Kjo kompani sot ma dëshmoj se kur ka vullnet edhe pa ndihmën institucionale mundet me pas sukses. Por normalisht që ndihma institucionale ka rëndësi dhe sot e morëm vesh që kjo kompani  ka mungesë të punëtorëve dhe institucionet kanë përgjegjësi që të kujdesen për këtë çështje”.

Çelik Nimani drejtor i kësaj kompanie tha se është hera e parë që vizitohet nga një politikan dhe që nuk kanë pasur ndihmë e as vizitë më herët, raporton EO.

“Franktoni funksionon që nga viti 2007 dhe është biznes privat, faktikisht nuk jemi vizituar nga komuna dhe nuk është që kemi kërkuar diçka, ne jemi me kapital privat dhe asnjë kandidat nuk na ka ardhur as në të kaluarën dhe është hera e parë që na viziton dikush”.

Ai tutje tha se nga këto zgjedhje pret që të ketë ndryshime sidomos me telashet në trafik.

“Janë disa probleme që na impaktojnë në jetën e përditshme, punëtorët na vonohen shpesh si pasojë e trafikut. Në arsim, shëndetësi, jemi kompani që punojmë vet dhe janë disa shërbime që presim mu përmirësuar”.

Të ngjashme