Vitia u premton të rinjve përkrahje në hapjen e bizneseve e mundësi punësimi

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 16:08 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i VV-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Arben Vitia, ka vizituar qendrën Innovation Centre Kosovo (ICK), raporton Ekonomia Online.

Vitia tha se këto lloj biznese duhet të përkrahen pasi mundësohet përgatitja e të rinjve për tregun e punës.

Për të rinjtë ai ka premtuar se do të angazhohet në punësimin e tyre, por edhe u zotua se do tu dal në ndihmë bizneseve të reja.

“Është e rëndësishme për rininë sepse rinia është potenciali më i ndrydhur dhe duhet krijuar hapësirë për zhvilllim tyre në karrierë.

“Patëm një bisedë për të gjitha mundësitë, e bashkëpunimit. Një pjesë e asaj që u tha ishte: Ndihmë sa i përket start-up dhe për koordinimin si Qendër e Inovacionit, për një qëndrueshmëri të projektit e cilat do të garantonte biznese të tjera të zhvilloheshin. Mbi 550 biznese të cilat kanë filluar këtu tashmë janë biznese të suksesshme”.

“Kjo na obligon sidomos për potencialin i rinisë që ne në koordinim me qendrën e ICK t’iu mundësojmë të rinjve shpirtin e ndërmarrësisë. Kjo lloj ndihme do të jetë katalizator për hapjen e bizneseve të reja dhe hapjen e vendeve të reja të punës”.

Uranik Begu, drejtori i ICK-së, ka kërkuar institucionet lokale dhe qendrore që kjo qendër të jetë edhe për shumë vjet në zhvillimin e bizneseve të reja. 

“Është takimi i parë i zotëri Viti anë qendrën e Inovacionit me taku biznese startp-up të cilat besoj janë një prej pikave më të forta të qytetit”.

“ICK është gati qe 10 vite duke operuar në objektin ku jemi. Jemi në kërkim të partneritetin me qeverinë lokale që kjo qendër të jetë edhe për shumë vite në zhvillimin e bizneseve të reja”.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.

Të ngjashme