Vitia viziton “Termokosin”, zotohet për të jetësuar projektet e zgjerimit të rrjetit

Prishtinë | 02 Nën 2021 | 13:01 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia ka vizituar ngrohtoren “Termokos” në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Vitia u prit nga kryeshefi ekzekutiv “Termokosit”, Arsim Fetahu.

Ai i përgëzoi përfaqësuesit e “Termokosit” për punën, duke shtuar se qytetarët përpos nevojës për tu ngrohur, kanë nevojë edhe për cilësi të ajrit dhe mosndotje të mjedisit.

Vitia ka premtuar se do të jetësohen projektet për zgjerimin e rrjetit për qytetarët në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.

“Ju përgëzoj për punën, sepse qytetarët përpos domosdoshmërisë për tu ngrohur është edhe pjesa tjetër ajo e cilësisë së  ajrit dhe mjedisit, ku ne do mundohemi që të parandalojmë ndotjen e ajrit. Projekte të tilla do të përkrahen nga ana jonë”.

“Projekte të tilla natyrisht që do përkrahen, kam biseduar edhe me ministrin Aliu dhe është i interesuar që përveç ndihmës materiale të jetë edhe vet i kyçur në këto projekte”, tha Vitia.

Përderisa kryeshefi Fetahu tha se 95% e qytetarëve janë të kënaqur me shërbimet që u ofron “Termokosi”, raporton EO.

“Së pari iu uroj suksese në punën tuaj, dhe po vazhdoj me një pjesë të historikut të ngrohtores, sidomos për një nga projektet tona kryesore që ka të bëjë mbi fuqizimin e energjisë, me zero ndotje dhe një efiçiencë të lartë”.

“Qytetarët nga ky projekt por edhe projekte të tjera janë shumë të kënaqur, ku mbi 95% janë të kënaqur nga shërbimet e ngrohtores”, tha Fetahu.

Tutje Fetahu tha se janë mbi 15 mijë konsumatorë të kyçur në rrjetin e “Termokosit”.

“Mbi 15 mijë konsumatorë të kyçur. Poashtu kemi edhe shumë projekte të financuara nga shtete të ndryshme, si ai i zgjerimit të rrjetit të Prishtinës, ku do bëhen 200 stacione apo objekte të reja që përfshihen te zgjerimi i rrjetit”.

Projekt tjetër që ai përmendi përfshin edhe atë të energjisë solare që kapë shumën prej 65 milionë eurove.

Të ngjashme