Vjosa Osmani merr dyfish më shumë vota se LDK-ja në Pejë

Prishtinë | 20 Shk 2021 | 12:25 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje është shpallur fituese në komunën e Pejës me 21 mijë e 067 vota apo 49,14%. 

Është bërë i ditur numri i  votave të top pesëshes së Listës ‘Guxo’ të Vjosa Osmanit, që kanë marrë vota në Pejë.

Derisa e tërë LDK-ja në Pejë më 14 shkurt mori 8, 075 vota, vetëm Vjosa Osmani në këtë komunë mori 16, 691 vota, njofton “Radio1”.

Më poshtë, lista e 5-shës më të votuar të Listës së Vjosës në Pejë:

Vjosa Osmani 16,691 vota

Donika Gërvalla 5,201 vota

Haxhi Avdyli 1,096 vota

Faton Peci 895 vota

Doarsa Koci 395 vota

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme