Voton Behgjet Pacolli: Mos rrini duarkryq, por dilni dhe votoni

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka votuar për zgjedhjet lokale në shkollën fillore “Shkëndija”, në Hajvali.

Ai i bëri thirrje që qytetarët të mos rrinë duarkryq, por të dalin të votojnë.

“Kisha dashur që qytetarët e Kosovës çdo kund ku gjenden të mundohen dhe të shkojnë tek vendvotimi dhe të votojnë mos të rrinë duarkryq dhe me prit prej ardhmërisë. Ardhmëria është në duart tona ne me votën tonë krijojmë kushte më të mira, kushte demokratike, kushte dinjitoze për jetë. Prandaj, vota është e rëndësishme dhe ftoj qytetarët masivisht të dalin dhe te votojnë”, shtoi ai.

Të ngjashme