Voton Fatmir Limaj: Qytetarët do të votojnë kandidatin që u flenë në zemër

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 12:33 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka votuar lideri i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Limaj pas votimit në një deklaratë para medieve tha se tashmë qytetarët kanë një rast të mirë të zgjedhin kandidatin e tyre, persona që do përfaqësojnë dëshirat e tyre.

“Ne po shkojmë drejt përzgjedhjes së legjislaturave lokale për katër vitet e ardhshme, besoj shumë  që qytetarët e të gjitha komunave kanë rast të mirë  të zgjedhin kryetarin më të mirë që ata besojnë. Besoj që qytetarët do të votojnë kandidatin që i flenë në zemër, persona që do mund të përfaqësojnë vullnetin dhe dëshirat e qytetarëve”.

Tutje Limaj tha se zgjedhjet lokale janë baza themelore e demokracisë dhe e shtetndërtimit.

“Zgjedhjet lokale janë baza themelore e demokracisë, baza themelore e shtetndërtimit dhe po them prapë pavarësisht që kemi zgjedhje të shpeshta kjo ndihmon në konsolidimin demokratik, andaj ftoj qytetarët që të mos hezitojnë dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre”.

Të ngjashme