Voton Haradinaj – ka një kërkesë për qytetarët: Mos e leni votën në shtëpi

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 09:07 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj, kanë votuar në shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, Haradinaj ka ftuar qytetarët që të votojnë në këto zgjedhje, pasi sipas tij, zgjedhjet komunale janë shumë më rëndësi.

“Gjithë shfrytëzoni të drejtën për të votuar në këto zgjedhje, sepse pikërisht këto zgjedhje janë shumë më rëndësi në mirëqenien e qytetarëve”.

“Mos e lëni votën në shtëpi. Na priftë e mbara”, ka thënë shkurt Haradinaj në një adresim para medieve.

Në gjithë territorin e Republikës së Kosovës do të zhvillohen zgjedhjet lokale për kryetar të komunave dhe përfaqësues në këshillat komunale.

Zgjedhje zhvillohen në 38 komuna përfshirë edhe ato në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.

Numri i qendrave të votimit në të gjithë Kosovën është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 qendra votimi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila tregon për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021.

Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021 përmban 1 milionë e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Në këto zgjedhje konkurojnë 94 subjekte politike ku 32 prej tyre janë Parti politike, një koalicion, 35 iniciativa qytetare e 26 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar në këto zgjedhje është 4.920, ku  165 prej tyre do të jenë kandidatë për kryetarë komunash.

Edhe prokuroria e shtetit ka krijuar mekanizmat për një proces të mirëfilltë me mision mbrojtjen e votës së qytetarit.

Prokuroria ka njoftuar se ka 80 prokurorë kujdestar në 38 komunat e Kosovës ku nëse do të ketë keqpërdorim të votës, prokuroria dhe policia do të ndalojnë dhe arrestojnë qytetarët, por edhe ata që e mundësojnë këtë.

Po ashtu edhe policia ka krijuar urdhër-planin operativ në nivel vendi për mbajtjen e rendit dhe qetësisë për sigurimin e vendvotimeve, qendrave të votimit, sigurim dhe shpërndarje të materialit sensitiv me 3553 policë të cilët do të jenë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve.

Edhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka deklaruar se ka 35 gjyqtarë, kujdestar në nivel vendi do të jenë të angazhuar në ditën e zgjedhjeve.

Të ngjashme