Voton kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku: Sot është festë për demokracinë

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 10:09 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka hedhur votën e tij kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në shkollën e mesme, “Faik Konica”, në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Ai i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, tha se sot është festë për demokracinë.

“Uroj që kjo ditë të shkojë mirë dhe dua t’i falënderoj të gjithë të angazhuarit në KQZ që po bëjnë gjithçka çka është e mundur që kjo ditë demokratike dhe në veçanti t’i uroj 41 mijë votuesve të rinj, të cilët votojnë për herë të parë në një shoqëri të mirë e të mbarë”, ka thënë ai.

Të ngjashme