Voton Kusari-Lila: Pak minuta për votim, janë katër vjetët e ardhshme

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, sapo ka votuar.

Ajo ka ftuar të gjithë qytetarët e kësaj komune që të bëhen pjesë e procesit zgjedhor.

“Është ditë e bukur për demokracinë. Zgjedhjet e kanë një rëndësi të veçantë sepse qytetarët sot kanë mundësinë që të flasin”.

“Ka qenë fushatë e mbarë dhe e mirë dhe uroj që të përmbyllet me sukses. Ftoj qytetarët që të dalin, pak minuta votim janë katër vjetët e ardhshme”, është shprehur ajo.

Kusari-Lila ka thënë në fund se të shtunën me Kryeministrin Albin Kurti ka diskutuar pikërisht në Gjakovë për procesin zgjedhor.

“Kurtin e kam mik. Ishte diskutim për përgatitjet e përgjithshme për procesin zgjedhor”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme