Voton Përparim Rama, shprehet i lumtur: Jetoj në një shtet demokratik

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 11:43 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, ka votuar në Fakultetin Ekonomi, raporton Ekonomia Online.

Ai ftoj qytetarët të votojnë duke thënë se kështu zgjedhin të ardhmen e kryeqytetit.

Rama shtoi se ndihet i lumtur se jeton në një shtet demokratik.

‘’Është kënaqësi me qenë me juve sot, ka qenë kampanjë fenomenale, fer. Sot ndjehem edhe më i lumtur që jetoj në një shtet demokratik, ku kemi të drejtën të gjithë të bëjmë votën tonë, për të ardhmen e kryeqytetit e vendit tonë”.

“…ndihem i lumtur dhe i ftoj të gjithë që ta zgjedhin të ardhmen e kryeqytetit. Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj shumë’’, tha Rama.

Lexo më shumë:

Të ngjashme