Voton Qemajl Aliu në Shtime: Ftoj secilin qytetar të votojë

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Shtimen, Qemajl Aliu, ka thënë se sot ka votuar bashkë me familjen e tij.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook i ka ftuar edhe qytetarët që të dalin të votojnë.

“Bashkë me nënën time dhe vëllezërit e mi votuam për të ardhmen e qytetit tonë. Ftoj secilin qytetar, të gjejë nga koha e tij e vlefshme disa minuta dhe të vendosë për qeverisjen e ardhshme”,ka thënë Aliu.

Të ngjashme