Voton Xhafer Gashi, thotë se qytetarët me votën e tyre e përcaktojnë zhvillimin e qytetit të Obiliqit

Prishtinë | 17 Tet 2021 | 11:57 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i pavarur për kryetar të Obiliqit, Xhafer Gashi, i shëqruar nga bashkëshortja e tij, Afërdita, kanë votuar, teksa kanë ftuar edhe qytetarët të dalin në këto zgjedhje.

Gashi ka thënë se me votën e tyre, qytetarët do ta përcaktojnë zhvillimin e qytetit.

“Me bashkëshorten time Afërditen, sapo përfunduam obligimin tonë qytetarë. Ftojë të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë dhe me votën e tyre të përcaktojnë zhvillimin e qytetit të Obiliqit, për një tashme dhe të ardhme të sigurt për fëmijët tanë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme