Xhafer Gashi përmbyllë fushatën në Obiliq, zotohet se do të punojë me shumë përkushtim mandatin e ardhshëm

Prishtinë | 15 Tet 2021 | 19:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari aktual dhe kandidati për kryetar të komunës së Obiliqit nga Inciativa Qytetare, Xhafer Gashi ka përmbyllur fushatën, duke falenderuar për përkrahjen e dhënë drejt jetësimit të platformës qeverisëse.

Gashi tha se Obiliqi meriton që të vazhdojë drejt hapave të sigurt, andaj ai bëri thirrje që me 17 tetor të dalin qytetarët për të votuar, sepse Obiliqit i nevojitet një kryetar që kujdeset për qytetarët dhe punon me shumë përkushtim drejt zhvillimit të vendit.

Postimi i plotë:

Bashkëqytetarë të nderuar, Të nderuara struktura të Iniciativës Qytetare për Obiliq, Po e përmbyllim këtë fushatë zgjedhore, duke ju falënderuar nga zemra për përkrahjen e dhënë drejtë jetësimit të platformës tonë qeverisëse #Bashkë. Obiliqi meriton që të vazhdojë tutje drejtë hapave të sigurtë të zhvillimit, prandaj me 17 tetor dilni votoni, duke votuar për numrin 109

Iniciativën Qytetare për Obiliq, ju do t’i garantoni qytetit të Obiliqit zhvillim urban, fuqizim ekonomik, arsimim cilësor, shëndetësi të avancuar,përkrahjen e rinisë dhe grave, avancimin e bujqësisë, mjedis të pastërt, infrastrukturë moderne, shërbime efikase publike. Bashkë me qytetarët, jemi të parët për Obiliqin! Na priftë e mbara! Xhafer Gashi

https://www.facebook.com/xhafergashi.perobiliq.5/videos/1035118983931165

Të ngjashme