Xhafer Gashi pret fitore pa balotazh: Do të mundësojmë punësimin e të rinjve

Prishtinë | 02 Tet 2021 | 12:49 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Xhafer Gashi për dy mandate ka qeverisur me komunë e Obiliqit. Këtë pozitë kandidati për kryetar të nga Iniciativa Qytetare për Obiliq, synon ta mbajë edhe për katër vjet, raporton Ekonomia Online.

Gashi në një prononcim për Ekonomia Online tha se të gjitha sondazhet bëjnë që ne do të dalim fitues pa balotazh, duke parashikuar rreth 60 projekte në marrjen e mandatit të ardhshëm.

“Ne tani jemi si një iniciativë qytetare. E kemi zgjedhur të merremi me problematikat e qytetarëve të Obiliqit dhe këtë duke u bazuar në punën që kemi bërë këto tetë vjet e kaluara. Të gjitha sondazhet bëjnë që ne do të dalim fitues pa balotazh. Tani është viti i tetë që qeverisi në Obiliq”.

“Pjesa rekreative e fushave sportive të cilat janë të ditura për qytetarët e Obiliqit. Tani më kemi bërë publike platformën qeverisëse për katër vjetët e ardhshme. Janë diku rreth 60 projekte apo synime që ne pretendojmë t’i realizojmë në këtë katër vjeçar, duke filluar nga arsimi për t’i subvencionuar nxënës e student”.

Me marrjen e mandatit katër vjeçar, Gashi theksoi se do të fillojë me projekte në arsim, shëndetësi, bujqësi, duke planifikuar ndërtimin e 20 mini-fermave e një pishine gjysmë-olimpike.

“Do të fillojmë me kompletimin e infrastrukturës nëpër shkolla aty ku ka mbetur pa u përfunduar në sallat e edukatës fizike pjesa rekreative. Do të ndërtohet edhe një pishine gjysmë-olimpike që do t’i dedikohet shkollave. Do të jetë një fond i veçantë për inovacion dhe për nxënësit që kanë ide për programet e tyre. Do të ndërtohen edhe dy çerdhe, ndërsa një është në përmbyllje”.

“Në shëndetësi planifikohet që të ndërtohet kati i dytë i QKMF-së dhe në këtë rast do të pajisemi me laborator. Do të jemi të fokusuar që të vazhdojmë kontrollet në fshatra. Do të jem të fokusuar edhe te çështja e pandemisë e cila është një sfidë që po përballemi në vazhdimësi. Tek ambient do të vazhdojmë me gjelbërimin e zonave largimin e inerteve ku është planifikuar edhe buxheti”.

“Poashtu do të bëhet e zgjatja e stazave të këmbësoreve dhe biçikletave deri te rreth-rrotullimi në fshatin Bardhishë. Do të bëjmë ndërtimin e 20 mini-fermave për fermerë me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe do të vazhdojmë me trajtimin e qenve endacak. Do të vazhdojmë edhe me mirëmbajtjen e rrugëve. Ndërsa te rinia, kultura dhe sporti do të bëjmë përpjekje duke filluar subvencionimin e sporteve, krijimin e fushave sportive për sportistë”, tha ai.

Sipas tij, ndër problemet kryesore që po përballen qytetarët është çështja e punësimit, duke theksuar se do të bëjnë përpjekje për implementimin e ligjit në mënyrë që të krijohen kushtet për punësim.

“Ndër problemet kryesore është çështja e punësimit. Do të bëjmë përpjekje maksimale që të kërkojmë nga institucionet e nivelit qendror që të bëjmë implementimin e ligjit dhe në kushte të barabarta të krijojmë mundësi qytetarëve të Obiliqit për punësim”.

“Në Obiliq është një ndryshim jashtëzakonisht i madh dhe do të vazhdojmë bashkërisht që të përgatisim projektet dhe t’i realizojmë. Obiliqi është në një drejtim të mirë dhe do të jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me qytetarë për t’i zgjidhur të gjitha problemet që i kanë”.

Të ngjashme