Xhafer Gashi: Rinia jonë janë e ardhmja e qytetit të Obiliqit

Prishtinë | 03 Tet 2021 | 20:58 | Nga Ekonomia Online

Vikendin e sotëm, kandidati për kryetar të Obiliqit nga Iniciativa Qytetare, Xhafer Gashi e kaloi bashkë me të rinjtë e Iniciativës Qytetare për Obiliq, ku me këtë rast organizuan edhe Grill Party në fshatin Graboc.

Gashi së bashku me të rinjtë diskutuan për projektet që do ti realizojë në mandatin e ardhshëm katër vjeçar.

Postimi i plotë:

Vikendin e sotëm, e kalova bashkë me të rinjët e Iniciativës Qytetare për Obiliq me #GrillParty i organizuar në fshatin Graboc, tek mulliri i Hysenajve, një vend tashmë i shndërruar në atrakcion. Aty #bashkë diskutuam për projektet dhe prioritetet e ardhshme që do t’i realizojmë së bashku sikur deri më tani, njëkohësisht falënderova kryetaren e Rinisë dhe gjithë strukturat për organizimin dhe mobilizimin e vazhdueshëm për fitoren e radhës me 17 tetor.

Po ashtu, me shumë kënaqësi u bëra pjesë e pjekjes në skarë dhe shërbimit për të rinjët. Rinia janë e tashmja dhe e ardhmja e qytetit të Obiliqit, unë besoj fuqishëm në potencialin e tyre prandaj përkrahja ime nuk do të mungojë asnjëherë! Jemi #bashkë dhe jemi të parët për Obiliqin! Xhafer Gashi.

Të ngjashme